Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e të premtes së Kryesisë së partisë deklaroi se demokratët kishin kërkuar vazhdimin e betejës me regjimin.
Ai shtoi se demokratët e dijnë për masakrën e 25 prillit deh se “çdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës”.
Basha deklaroi se PD duhet të përgatitej me çdo formë për përballjen, por pa specifikuar se çfarë nënkuptonte.
“Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025, “– përfundoi Basha.