Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kërkoi trefishimin e shërbimeve dhe kapaciteteve pritëse në këtë sezon turistik.
“Sfida kryesore e këtij sezoni do të jetë niveli i shërbimeve dhe rritja e kapaciteteve pritëse ,të cilat duhet të trefishohen që të perballojë fluksin në rritje të turistëve vendas dhe të huaj”, u shpreh Klosi në mbledhjen e task forcës së turizmit në Pogradec, të shtunën.
Ai u shpreh se Pogradeci u pastrua dhe janë ndarë zonat e plazhit.
‘’Vazhdojmë të kemi problematikë sa i takon numrit të rojeve të plazhit”, u shpreh Klosi.
Ai kërkoi më shumë vemendje për trashëgiminë kulturore dhe historike të Pogradecit, të cilat duhet të shndërrohen në destinacione turistike.
Ndërkohë ministri si sfidë kryesore të këtij sezoni ka vendosur nivelin e shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve pritëse sipas të cilin duhet të trefishohen këtë vit.