Papa Françesku vendosi të shtunën Robert Schuman, një nga themeluesit e Bashkimit Europian, në rrugën drejt shenjtërisë në Kishën Katolike Romake.
Në një deklaratë nga Vatikani thuhet se Papa miratoi një dekret duke njohur “virtytet heroike” të Schuman, i cili vdiq në 1963. Njohja është një nga fazat më të hershme të procesit të gjatë që mund të çojë në kanonizim dhe shenjtërim.
Puna e Schuman-it ishte e dobishme në themelimin e institucioneve të sotme evropiane, siç është Bashkimi Evropian.
Schuman, i cili shërbeu si kryeministër francez dhe ministër i jashtëm në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, luajti gjithashtu rol në themelimin e NATO-s.
Në vitin 1950 “Plani Schuman” propozoi që Franca, Gjermania, Holanda, Belgjika dhe Luksenburgu të bashkojnë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut nën një institucion të vetëm. Ky u quajt ‘komuniteti i qymyrit dhe çelikut’.
Më pas ai evoluoi për t’u bërë Komuniteti Ekonomik Evropian në 1957 dhe Bashkimi Evropian në 1993.
Së bashku me Alcide de Gasperi të Italisë, Jean Monnet të Francës dhe Konrad Adenauer të Gjermanisë, Schuman konsiderohet si një nga “Etërit e Evropës” për promovimin e parimeve demokratike, mbikombëtare për të penguar mundësinë e një lufte tjetër në kontinent.
Një katolik i devotshëm, roli i Schuman në përpjekjen për të thyer ciklin e luftrave në Evropë është vlerësuar nga disa Papë.
Miratimi i dekretit nga Papa Françesku do të thotë që Schuman tani ka titullin “onorato(i nderuar)”.
Një mrekulli do t’i duhej t’i atribuohej Schuman që ai të marrë statusin “beatificato (i lumturshëm)” dhe pastaj një tjetër që ai të shenjtërohet.
Instituti Saint Benoît me qendër në Francë ka promovuar shenjtërinë për Schuman për disa dekada.
Teologët dhe historianët e saj dëgjuan dëshmitarë dhe shqyrtuan të gjithë shkrimet e tij për dokumentacionin që u dërgua në Vatikan dhe që rezultoi në dekretin e së shtunës.