Në qytetit kufitar meksikan të Reynosas, duke qarkulluar në automjete sportive, persona të armatosur shkaktuan rreth 14 viktima deri në mëngjesin e të dielës.
Një person tjetër u vra në një sulm ndaj policisë, sipas një raportimi nga Associated Press.
Aktiviteti kriminal në qytet dominohet nga Karteli i Gjirit, por mendohet se banda ka pësuar përçarje që kanë sjell përplasje të dhunshme.
Sulmet filluan herët pasdite të shtunën, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar identiteti i viktimave dhe autorëve, apo motivi i vrasjeve.
“Hetimet u nisën për të përcaktuar shkaqet e vrasjeve dhe për të gjetur personat përgjegjës, veçanërisht në veprimet e mbikëqyrjes dhe patrullimit që kryhen në pjesë të ndryshme të Reynosa,” tha një raport zyrtar.
Dhuna mobilizoi ushtrinë, Gardën Kombëtare, policinë e shtetit dhe agjencitë e tjera.
Dhuna mes karteleve të drogës, që ndeshen në përpjekje për të kontrolluar rrugët e kalimit të drogës në SHBA, ka njohur rritje drastike dy vitet e fundit me mbi 75 mijë viktima.