Rama paralajmëron bashkimin e ujësjellësve në kompani aksionere

Nga Exit News
Rama paralajmëron bashkimin e ujësjellësve në kompani aksionere

Kryeministri Rama ka paralajmëruar sot bashkimin e ndërmarrjeve të ujësjellësve në kompani aksionere, në kuadër të reformës së ujit.

Gjatë inaugurimit të zyrës së re të ujësjellësit në Kamzë, Rama fajësoi ndërmarrjet për borxhet e mëdha të krijuara të cilat kryeministri theksoi se nuk mund të paguen më nga buxheti i shtetit.

“Duhet të kemi aksionerë që funksionojnë së bashku brenda 1 ndërmarrjeje. Nuk kemi pse të kemi ujësjellësa të copëtuara, mund të bashkohet. Kjo s’do të thotë që të mbyllen këto zyra, por do të thotë që ndërmarrja të bëhet kompani në dobi të qytetarëve.”, tha Rama.

Ai shtoi gjithashtu një punonjësit në ujësjellësa nuk mund të jenë më vende ku punësohen militantët e partisë ose familjarë të tyre por persona të specializuar për këto poste.

Kryeministri nuk harroi të premtonte se brenda këtij viti shumë zona urbane të vendit do të kenë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm ndërsa nënvizoi se puna më e vështirë do të jetë në Tiranë dhe Kamzë.

Për situatë e mosfurnizimit me ujë Rama ia vuri fajin qeverive të tranzicionit dhe mos bërjen e investimeve të nevojshme gjatë viteve.

“Faktikisht shumë fonde në kohën e trazicionit u copëtuan në segmente interesash elektorale, duke mos arritur të investohet në një vizion, program të integruar. Kemi humbur shumë nga këto fonde, për faktin që kemi lënë krejt sistemin e furnizimit të fragmentuar dhe të armotizueshëm shumë më shpejt seç mund të ndodhte normalisht”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>