Rama zgjedh mandatin e Durrësit, kush e zëvendëson

Rama zgjedh mandatin e Durrësit, kush e zëvendëson

Kryeministri Rama ka vendosur të pranojë mandatin e deputetit në qarkun e Durrësit, përkundër atij të qarkut të Vlorës.

Lajmin e bëri të ditur po Rama të hënën përmes një statusi në rrjetin Twitter, ku u shpreh se Durrësi ishte vendi ku “Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri”.

Sipas Kodit Zgjedhor, Rama duhet të zëvendësohet në listën e deputetëve të Vlorës nga kandidati që ka marr më shumë vota nga lista jo e sigurtë.

Sipas rezultateve të KQZ-së,  Rama do të zëvendësohet nga kandidatja Teuta Ramaj, e cila ka qënë e renditur e 9 në listë dhe ka marr 1738 vota.

Po aq ka marr edhe kandidatja Laura Ferati, por ajo renditet e 12 në listë.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>