Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka kujtuar 30-vjetorin e vizitës së parë së një Sekretari amerikan të Shtetit në historinë e Shqipërisë.
Në një postim në Twitter, ambasadorja ka puikuar një foto të vizitës së Sekretarit amerikan James Baker.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar qê atëherë dhe ne një pikë kthese, por një gjë nuk ka ndryshuar: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, shkroi Kim në Twitter.
James Baker është funksionari i parë i lartë amerikan që ka vizituar vendin.