Kancelarja gjermane Angela Merkel është vaksinuar me dy lloje të ndryshme vaksinash kundër COVID-19.
Zëdhënësi i saj njoftoi sot se Merkel ka marrë dozën e dytë të vaksinës e cila ishte e kompanisë Moderna. Doza e parë e vaksinës që mori Merkel ishte AstraZeneca.
Ekspertët besojnë se pëzierja e vaksinave anti-Covid mund të jetë më efikase, por është shumë herët të thuhet me siguri.
Në mars, Gjermania, së bashku me vendet e tjera evropiane, ndaluan shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca pasi u raportuan një numër rastesh të mpiksjes së gjakut.
Megjithatë tani Gjermania ka lejuar përdorimin e saj tek të gjithë të rriturit.
Pas një fillimi të ngadaltë, përhapja e vaksinimeve në Gjermani u përshpejtua javët e fundit.
Më shumë se gjysma e popullsisë së vendit tani ka marrë dozën e parë të një vaksine.
Ka pasur disa studime të kryera mbi përzierjen e vaksinave të ndryshme.
Një studim në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se të rriturit kishin më shumë të ngjarë të raportonin efekte anësore të lehta dhe të moderuara pas përzierjes së dozave të vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer.
Autoritetet në provincat kanadeze të Ontario dhe Quebec kanë thënë se planifikojnë të bëjnë përzierje të vaksinave në të ardhmen e afërt.