Austria heq ndalimin e udhëtimeve për arsye jo-jetike me Shqipërinë duke filluar nga e enjtja, 24 qershor.
Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga Ambasada Austriake në Tiranë, e cila ka theksuar se tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë për çfarëdolloj arsye.
Udhëtarëve do t’u kërkohet në kufi të kenë me vete, sipas situatës së tyre, një PCR-Test të 72 orëve të fundit apo Test Antigen negativ të 48 orëve të fundit, çertifikatё vaksinimi ose vërtetim shёrimi, të lëshuar nga institucione të autorizuara.
Austria nuk kërkon që shtetasit shqiptar të plotësojnë formular para udhëtimit.
Vendimi ndjek rekomandimin e Bashkimit Evropian për lejimin e udhëtimeve me Shqipërinë, që tashmë cilësohet vend i sigurtë nga Covid-19.
Para pak ditësh, kanë qënë Hollanda dhe Greqia që kanë vendosur të eleminojnë kufizimet në udhëtime me vendin tonë.