Më shumë se 2 milionë persona në Britani kanë përjetuar simptoma të Covid-19, për 12 javë, sugjerojnë të dhënat e një studimi të publikuara nga The Guardian.
Studimi, një nga më të mëdhenjtë, ka gjetur se njerëzit me simptoma të gjata të koronavirusit ndahen në dy kategori: ata me simptoma të vështirësisë në frymëmarrje, dhe në ata që përjetojnë simptoma të lodhjes së gjatë.
Gratë janë më të prekura nga simptomat e shtrira në kohë të Covid-19, dhe zgjatja e tyre lidhet me rritjen e moshës.
Kërkimi, i cili ende nuk është rishikuar shkencërisht, gjeti se 37,7% e atyre me formë të rënë të Covid-19 kanë përjetuar të paktën një simptoma që zgjat mbi 12 javë, ndërsa 14.8% kanë përjetuar dy ose më shumë simptoma.