Qeveria i ka kaluar një fond prej 900 milionë lelë (rreth 7,3 milionë euro) Bashkisë Tiranë për “ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar”. Ky kalim është pjesë e ndryshimeve në buxhetin e vitit 2021 të miratuara ga qeveria me akt normativ të miratuar më 22 qershor.
Është e paqartë se çfarë pjese të kostos së ndërtimit do të mbulojë ky fond, sikurse nuk është bërë publik ende projekti për ndërtimin e godinës. Gjendjen e bën edhe më të paqartë ndryshimi i shpeshtë i deklarimeve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me këtë çështje.
Në maj 2020, në një intervistë për Euronews, Veliaj u shpreh se “vlera e teatrit të ri Kombëtar të arrijë në 30 milionë euro, shumë e cila do të sigurohet me kredi”. Ai u shpreh se kredia do të merrej nga banka tregtare dhe informoi se “ishin ofruar 17 banka dhe do të zgjidhej njëra prej të cilëve do të kërkojë nisjen e pagesës në vitin 2025”.
Më pas, në nentor 2020, Veliaj i kërkoi Kuvendit ta ndërtojë teatrin me apra buxhetore duke kërkuar që nga buxheti i shtetit i vitit 2021 rreth 36 milionë euro për këtë qëllim.
Ndërsa në maj 2021, në një koment për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung, Bashkia Tiranë informoi se puna për ndërtimin e Teatrit Kombëtar do të nisë këtë verë, financuar nga një hua të marrë nga Fondi i Abu Dhabit.
E gjithë kjo seri qendrimesh kontradiktore erdhi pas dështimit të përpjekjeve për ndërtimin e teatrit me anë të një koncesioni privat.
Në 2018, qeveria Rama, me justifikimin se një teatër i ri kërkon rreth 30 milionë euro që të ndërtohet, para të cilat buxheti i shtetit nuk i ka, miratoi një ligj ‘special’ për t’ja dhuruar tokën publike kompanisë Fusha, në këmbim të një dnërtese të re për teatrin.
Ligji nuk u dekretua nga Presidenti Meta dhe u kritikua nga BE-së si shkelje e konkurencës së ndershme, që është kusht i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit midis BE-së dhe Shqipërisë.
Qeveria u detyrua të ndryshojë qendrimin duke u përpjekur ta zgjedhë ndërtuesin, përsëri me një kontratë koncesionare, përmes garës. Tenderi u organizuar në shtator 2019, por për shumë muaj, Bashkia Tirnaë nuk shpalli fitues.
Papritmas, në fund të shkurtit 2020, Kryebashkiaku Veliaj dekalroi se pas negocimit dy muaj me kompaninë fituese, pa dhënë një emër se cila ishte, Bashkia kishte vendosur të ndërpriste negociatat. Me këtë rast, ai deklaroi se teatri tani do të ndërtohej nga Bashkia me kredi.