Investimet e huaja direkte në Shqipëri u ulën me 1.5% në tremujorin e parë te 2021, në 228.7 milion euro (273.1 milion dollarë), njoftoitë premten Banka e Shqipërisë.
Fluksi neto i Investimeve te Huaja u ul me 5.3% në periudhën janar-mars, krahasuar me tremujorin e 2020, tha banka qendrore në një raport.
Vëllimi më i madh i investimeve të huaja në Shqipëri në tremujorin e parë të vitit 2021, prej 40.5 milion euro, jane investimet me origjinë në Hollandë, pasuar nga Franca me 34 milion euro dhe Italia me 28.5 milion Euro.
Sektorët, të cilët tërhoqën vëllimin më të madh të investimeve nga qytetarë të huaj në periudhën janar-mars ishin minierat dhe guroret me 39.9 milion euro dhe aktivitetet financiare dhe të sigurimeve me 37.4 milion euro.
Fluksi i Investimeve te Huaja në Shqipëri ra me 13% nga viti në vit në 933.3 milion euro në 2020.