3 persona u arrestuan për mashtrim me kriptovalutën, monedha virtuale, të shtunën, në Fier.
Të arrestuarit janë 26-vjeçari Fabjo Braçaj, banues ne Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Fatjon Koçi, 25 vjeç, banues në Sarandë, si dhe është proceduar penalisht shtetasi F. B., 61 vjeç, banues në Fier.
Policia sekuestroi 11 pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, pajisje të telefonisë celulare, pajisje ndihmëse elektronike etj.
Ata ngritën një strukture për prodhimin e kriptovalutave, duke krijuar përfitime monetare, dhe shmangën pagesën e taksës e vodhën energjinë elektrike.