Putin nënshkruan ligjin që penalizon bashkëpunimin me OJQ-të e huaja

Putin nënshkruan ligjin që penalizon bashkëpunimin me OJQ-të e huaja

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të hënën një ligj për penalizimin e pjesëmarrjes në aktivitetet e organizatave joqeveritare të huaja, të etiketuara si “të padëshirueshme”.

Ligji parashikon dënime deri në gjashtë vjet burgim për qytetarët, të cilët shpallen fajtorë për organizimin e aktiviteteve të organizatave ndërkombëtare “të padëshirueshme” në territorin rus.

Por, ai vlen për të gjithë qytetarët apo bizneset ruse kudo që ndodhen sipas raportimi tw Radio Free Euroe.

Pjesëmarrja në aktivitetet e këtyre organizatave mund të dënohen deri në katër vjet burg, ndërsa financimi i tyre në pesë vjet burg.

Sipas ligjit, do të shmangin ndjekjen penale personat të cilët vullnetarisht ndërpresin bashkëpunimin me organizatat “e padëshirueshme” ose ndihmojnë në mbylljen e operacioneve të tyre.

Në vitet e fundit, Kremlini ka ndërmarrë një sërë masash që kanë kufizuar veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse dhe joqeveritare që janë financuar nga burime të huaja – kryesisht nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>