Problemi i grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve në qytetin e Durrësit duke se ka gjetur një zgjidhje të përkohëshme.
Kompania ‘Integrated Energy’, e cila operon në Sharrë, ka ofruar shërbim falas për Bashkinë Durrës deri më 15 korrik.
Sipas një raportimi nga Shqiptarja.com, mbetjet e qytetit të Durrësit do të depozitohen në Landfillin e Sharrës pa pagesë deri në atë datë, më pas bashkia duhet të gjejë një zgjidhje tjetër.
Para pak ditëve banor të qytetit u ngritën në protestë për shkak të mosgrumbullimit të mbetjeve.
Situata më kritike u raportua në zonat periferike të qytetit, pasi kamionë të ndërmarrjeve shtetërore i kishin shkarkuar aty mbetjet, duke krijuar një situatë mjedisore emergjente.
Bashkia Durrës ende nuk ka dal të japë shpjegime për situatën apo të informojë mbi zgjidhjet të cilat po shqyrtohen.