“Thirrja e Nënave”, një OJQ e personave të zhdukur në Gjakovë, kundërshton kthimin e një gruaje serbe në banesën e saj, 22 vjet pas përfundimit të Luftës së Kosovës.
“Ajo mund ta shesë apartamentin e saj, por të mos zhvendoset këtu kaq lirshëm. Ajo mund ta shesë atë prej andej, asnjë serb nuk do të lejohet të vërë këmbë në Gjakovë,” tha Nusrete Kumnova nga “Thirrja e Nënave” gjatë një video-konference në Facebook
Gratë thonë se ende nuk ka informacion se çfarë lloj “dokumentacioni” mund të ketë gruaja në duar.
“Ajo ka punuar me SUP [Sekretariati Jugosllav i Punëve të Brendshme], ajo është serbe, do të thotë që duart e saj janë të bëra pis ashtu si vëllezërit dhe motrat e saj,” tha Ferdonije Cerkezi.
Burri i Ferdonijes dhe katër djemtë e saj u arrestuan në Mars 1999 dhe janë ende të zhdukur. Shtëpia e saj ruhet siç ishte në mbrëmjen kur u morën nga forcat serbe, ndërsa çdo të diel, ajo shtron darkë për të gjithë në tryezën e ngrënies.
“Ne i kërkojmë kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ta heqë atë nga banesa që është vetëm disa metra larg shtëpisë së nënës Ferdonije,” kërkoi OJQ-ja.
Qindra banorë të Gjakovës, kryesisht burra, janë ende të listuar si të zhdukur. Gratë e “Thirrjes së Nënës” kundërshtojnë kthimin e serbëve etnikë në Gjakovë për sa kohë që Serbia nuk bashkëpunon plotësisht në gjetjen dhe kthimin e trupave të tyre.
“Mos hapni plagë që ende nuk i kemi shëruar. Eshtrat e fëmijëve tanë nuk janë kthyer ende, ndërsa shteti ynë i kthen serbët në Kosovë, mu në Gjakovë ku zemrat e nënave janë djegur dhe shkatërruar, “thanë ata.
11 OJQ nga Gjakova i dërguan një peticion qeverisë të hënën, përmes të cilit ato shprehin kundërshtimin e tyre për kthimin e gruas serbe në qytet.
Zyra për Grumbullimin dhe Dokumentimin e Krimit të Luftës të komunës së Kosovës në Gjakovë paraqiti një seri prej më shumë se një mijë ankesash për krime lufte kundër kriminelëve të pretenduar serbë në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.