Mbi 50 përqind e eksporteve dhe importeve të mallrave në vend kryhet me det. Eksportet e mallrave më maj 2021, me det zënë 52,2 %, me rrugë 39,8 % dhe me ajër 0,3 %, sipas raporti të INSTAT, të publikuar më 29 qershor. Ndërsa vlera e mallrave të tregtuara në maj 2021 është 94,8 mld lekë dhe 49,7 % e tyre u transportua me det.
Mallrat e eksportuara me rrugë në maj 2021 janë rritur me 24,6 %, krahasuar me majin e 2020-ës. Eksportet e mallrave të transportuara me rrugë në maj 2021 janë rritur 16,3 %, krahasuar me mesataren e muajve maj për periudhën 2018-2020. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 26,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Ndërsa, për majin e 2021, mallrat e importuara me det zënë 48,3 %, me rrugë 47,6 % dhe me ajër 3,1 %.
Gjatë majit u rrit edhe numri i fluturimeve ajrore, me 7,3 herë më shumë se në krahasim me majin e 2020. Në maj 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 36.406 pasagjerë. Krahasuar me Maj 2020, ky tregues është rritur 6,2 herë.
Në muajin Maj 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 80,5 % të transportit gjithsej, me 152.842 pasagjerë ose 21,9 herë më shumë, krahasuar me maj 2020.