Arrestohet një 30-vjeçare për mashtrim financiar përmes internetit

Nga Exit News
Arrestohet një 30-vjeçare për mashtrim financiar përmes internetit

Policia ka arrestuar një 30 -vjeçare për mashtrim financiar përmes internetit, dhe ka shpallur nën hetim 3 bashkëpunëtorët e saj të huaj.

E arrestuara në bashkëpunim me 3 persona të huaj dërgonin mesazhe elektronike me pretendimin se ishin avokattë e një personi shumë të pasur, i cili kishte vdekur, dhe kishte lënë një trashëgimi të madhe për ju.

Ajo kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare, kartën bankare, së bashku me kodin përkatës, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim tërheqjen e këtyre shumave monetare nga këta shtetas.

Kjo shtetase përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me këta shtetas. Në një total prej 100.000 eurosh, por që nuk përjashtohet fakti që kjo shumë të ndryshojë me vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>