Pika kufitare e Kapshticës dhe Kakavijës për qytetarët që udhëtojnë drejtë Greqisë do të funskionojnë 24 orë, megjithëse ende me kapacitete të reduktuara.
Ministria e Jashtme ka njoftuar se pika e Kakavijës është e hapur përgjatë 24 orëve për 1500 udhëtarë ndërsa ajo e Kapshticësv për 400 udhëtarë.
Me orar të reduktuar do të vijojë të punojë pika kufitare Qafbotë, deri më datë 7 korrik, nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.
Qytetarët shqiptarë të cilët dëshirojnë të kalojnë kufirin duhet të jenë të pajisur me një test negativ, të kryer jo më shumë se 72 orë më parë, si dhe të kenë plotësuar formularin PLF.