Ushtria amerikane largohet përfundimisht nga Afganistani

Nga Exit News
Ushtria amerikane largohet përfundimisht nga Afganistani

Pas gati 20 vjetësh, ushtria amerikane u largua nga fusha ajrore e Afganistanit, njoftoi Associated Press, të premten. Fusha ajrore iu dorëzua Forcës së Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes Afgane.

Një nga zyrtarët gjithashtu tha se komandanti i lartë amerikan në Afganistan, gjenerali Austin S. Miller, “ende ruan të gjitha aftësitë dhe autoritetet për të mbrojtur forcat ushtarake amerikane”.

Në prill SHBA-të njoftuan largimin e ushtarëve amerikanë dhe rreth 7,000 forcave ushtarake të NATO-s më 4 korrik. Shumica e ushtarëve të NATO-s tashmë janë larguar.

SHBA do të ketë gjithashtu rreth 650 trupa në Afganistan për të mbrojtur ambasadën e saj në kryeqytet. Prania e tyre, siç kuptohet do të përfshihet në një marrëveshje bilaterale me qeverinë afgane.

Largimi i SHBA-ve. dhe NATO-s vjen ndërsa kryengritësit Talibanë po përparojnë në disa pjesë të vendit, duke kapërcyer dhjetëra rrethime sigurie të Forcave të Sigurisë Afgane.

Në një zhvillim shqetësues, qeveria ka ringjallur milicitë, të njohura për dhunën brutale për të ndihmuar forcat afgane të sigurisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>