Në Turqi nisën protestat pas daljes zyrtare të vendin nga marrëveshja evropian për parandalimin e dhunës ndaj grave, Konventa e Stambollit, në një kohë kur vrasjet e grave janë në rritje.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, përmes një dekreti presidencial, në mars 2021 u tërhoq nga traktati ndërkombëtar. Turqia ishte vendi i parë që nënshkroi Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në 2011.
Konventa e Stambollit, kërkon të parandalojë dhunën ndaj grave, përfshirë dhunën në familje, dhe t’i jap fund mosndëshkueshmërisë ligjore për dhunuesit.
Është e paqartë pse Erdogan mori vendimin për t’u tërhequr nga konventa.Reuters raportoi se zyrtarët turk janë shprehur se gratë mbrohen nga ligjet vendase, jo ato të huaja.
Opozita turke u shpreh se Erdogan nuk mund të veprojë pa pëlqimin e parlamentit. Por, shumë konservatorë në Turqi dhe anëtarë të partisë islamike AKP u shprehën se pakti minon strukturat familjare, duke inkurajuar dhunën.
Turqia nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e grave të dhunuara dhe të vrara, por një grup jo-qeveritar i të drejtave të grave shprehet se vetëm në 2021 u vranë 77 gra.
Marija Pejcinovic Buric, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Evropës, e quajti vendimin e Turqisë “shkatërrues” duke pasur parasysh dhunën me të cilën përballen gratë dhe vajzat.
“Kjo lëvizje është një pengesë e madhe për këto përpjekje dhe aq më e mjerueshme sepse komprometon mbrojtjen e grave në Turqi, në të gjithë Evropën dhe më gjerë,” tha ajo.