Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz u përplas me ambasadoren e Serbisë në Maqedoninë e Veriut, të enjten në Forumin e Prespës.
Ministrja kosovare u shpreh se Kosova kërkon njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, nga procesi i bisedimeve mes dy vendeve.
Ndërsa ambasadorja e Serbisë në Maqedoninë e Veriut, Nevena Jovanovic, ushpreh se Serbia nuk mendon për njohje reciproke, por për lehtësimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Sipas saj, njohja reciproke nuk është në tavolinën e dialogut në Bruksel.
Ndërkohë presidenti serb Vuçiç në një intervistë për Euronews Serbia u shpreh se “miti i Kosovës nën Serbi” duhet të shuhet, duke I hapur rrugë njohjes së Kosovës.
Por, ai theksoi se për cdo marrëveshje me Kosovën do të mbahet një referendum në Serbi.