Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen premtoi mbështetje për Lituaninë, e cila po përjeton një fluks emigrantësh përmes kufirit të saj me Bjellorusinë.
Qeveria Lituaneze deklaroi një emergjencë në të gjithë vendin të premten ndërsa 150 migrantë kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme në 24 orët e fundit, më shumë sesa kishin hyrë çdo vit në ndonjë nga tre vitet e mëparshme.
“Këtu ne shohim me të vërtetë një model të motivuar politikisht. Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian qëndrojnë pranë jush në këto kohë të vështira”, tha von der Leyen në Vilnius në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e vendit dhe kryeministrin.
Komisioni Evropian mund t’i japë Lituanisë akses në fondet e emergjencës për të kontrolluar një “situatë të jashtëzakonshme” dhe do të dërgojë oficerë të agjencisë së rojeve kufitare dhe bregdetare të Frontex për të forcuar patrullat, tha kreu i ekzekutivit të BE.
Kryeministrja e Lituanisë tha në mes të qershorit se Bjellorusia qëndron prapa rritjes së fundit të imigracionit të paligjshëm në Lituani, pas një kërcënimi nga presidenti i saj se nuk do të ndalojë më migrantët të kalojnë kufirin e saj perëndimor.
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha në një fjalim në parlament më 26 maj se vendi nuk do t’i ndalonte më migrantët të kalonin kufirin e tij perëndimor.