Spanja ka raportuar rritje të rasteve me COVID-19, mesatarisht 152.8 infektime për 100,000 banorë në 14-ditë, sipas të dhënave të fundit të siguruara nga autoritetet shëndetësore Spanjolle, raporton partneri i EURACTIV, EFE.
Spanja regjistroi 12,563 infeksione të reja dhe 27 vdekje në 24 orët e fundit, duke reflektuar përhapjen e variantit Delta, të COVID-19 Delta, njoftoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë të premten (2 Korrik).
Numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 3.8 milion infektime dhe 80,910 vdekje në Spanjë. Rritja ditore është në nivelin e saj më të lartë që nga mesi i prillit, tha ministria spanjolle e shëndetësisë.
Deri më tani, rritja e infeksioneve ndodh tek njerëzit e pavaksinuar të moshës nën 50 vjeç. Fatmirësisht ende nuk ka rritje të shtrimeve në spital.
Përparimi i Spanjës për vaksinimin dhe një rënie e infeksioneve në muajt e fundit ka inkurajuar qeverinë të lehtësojë kufizimet.
Gati 39% e popullsisë Spanjolle, 18.5 milion njerëz, janë vaksinuar plotësisht, ndërsa 54.7% e banorëve kanë bërë të paktën një dozë vaksine.