Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel u shtrua në spital pasi infektimit me Covid-19 javën e kaluar, kanë raportuar mediat lokale, duke cituar një deklaratë nga zyra e tij.
Bettel 48 vjeç rezultoi pozitiv për koronavirus më 27 Qershor, dy ditë pasi mori pjesë në një takim të Këshillit Evropian në Bruksel me udhëheqësit e tjerë të BE. Ai u vaksinua një dozë të vaksinës AstraZeneca në 6 maj.
Ai u raportua në atë kohë që kishte simptoma të lehta, duke përfshirë një temperaturë të lartë dhe dhimbje koke. Një zyrtar i këshillit tha se asnjë udhëheqës tjetër nuk konsiderohej se ishte në rrezik sepse u zbatuan rregulla të distancimit fizik dhe mbajtja e maskave.
Luksemburgu, me një popullsi prej 630,000, ka regjistruar një rritje të shpejtë të infeksioneve Covid gjatë 10 ditëve të fundit, me 136 persona të infektuar.