Krimi shqiptar shqetësim për Britaninë, firmoset marrëveshje e përbashkët për dëbim

Nga Exit News
Krimi shqiptar shqetësim për Britaninë, firmoset marrëveshje e përbashkët për dëbim

Ministrja e Brendshëm britanike Priti Patel firmosi një marrëveshje për të përshpejtuar dëbimin nga Britania të shqiptarëve të arrestuar. Patel vizitoi vendin të premten. Ajo u takua me Kryeministrin Edi Rama, ku konfirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për goditjen e grupeve të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor të përfshirë në trafik droge, pastrim parash dhe trafikun e emigrantëve në MB.

Nënshkrimi vjen disa ditë pasi Ministri i Brendshëm i propozoi Parlamentit reformimin e sistemit të imigracionit. Marrëveshja e re përfshin azilkërkuesit e paligjshëm dhe të dënuar.

Në njoftimin e qeverisë britanike shkruhet se:

Shtetasit shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të shkelësve të ligjit në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, gjithsej 16% të dënuarve në burgjet britanike.

Britania ka përshpejtuar largimin e kriminelëve të huaj pas lehtësimit të kufizimeve të udhëtimit të koronavirusit dhe që nga prilli qeveria kanë sjellë në vend 254 kriminelë shqiptarë si dhe 85 azilkërkues shqiptarë.

Duke folur nga Tirana, Sekretari i Brendshëm Priti Patel tha:

Unë jam e vendosur për të rregulluar sistemin tonë të imigracionit, për të ndaluar hyrjen e paligjshme dhe për të hequr ata që nuk kanë të drejtë të jenë në MB sa më shpejt të jetë e mundur.

Plani ynë i ri për imigracionin, së bashku me këtë marrëveshje të re, do të përshpejtojë largimin e shtetasve shqiptarë të cilët kanë kryer krime në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>