Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar të premten trefishimin e nivelit të rryshfetit në Shqipëri, që nga viti 2013.
Në një postim në rrjetin Facebook, Basha ka cituar të dhëna, që sipas tij janë të Bankës Boterore dhe BERZH-it, të cilat tregojnë se vendi është i dyti në botë, pas Zambisë, për nga niveli i rryshfetit, me 3.1% të xhiros vjetore të bizneseve.
Sipas kreu të PD-së, problemi nuk është një kryebashkiak i korruptuar, por qeveria.
“Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!,” shkruan Basha.