SHBA-të do të ndihmojnë autoritetet e Haitit në hetimin për vrasjen e Presidentit Jovenel Moïse dhe do të shqyrtojë nëse “kishte ndonjë shkelje të ligjit penal të SHBA-ve” në lidhje me çështjen.
Që kur qeveria e Haitit kërkoi ndihmën amerikane në hetim, tre të dyshuar të lindur në Haiti me lidhje amerikane janë arrestuar – përfshirë Christian Emmanuel Sanon me bazë në Florida, për të cilin policia pretendon se është i dyshuari kryesor që dëshironte të bëhej president i Haitit.
Zyrtarë të lartë nga FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare mbërritën në Haiti të dielën.
Pentagoni ka thënë se po rishikon kërkesën e autoriteteve haitiane për trupat amerikane për të ndihmuar në stabilizimin e situatës në vend dhe mbrojtjen e infrastrukturës së tij kritike.