Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si të vetmin fajtor për korrupsionin në vend. Në një postim në Twitter pas prezantimit të paketës së re ligjore për prokurimet nga Rama, Basha shkroi se:
“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se peshku qelbet nga koka!”.
Rama pas arrestimeve të fundit të SPAK të zyrtarëve publik, me akuzën e korrupsionit në tendera prezantoi ndryshimet e reja ligjore për prokurorimet publike.