Gjetja e re e Francës: Pa leje shëndetësore askush nuk hyn në restorant

Nga Exit News
Gjetja e re e Francës: Pa leje shëndetësore askush nuk hyn në restorant

Të gjithë francezët dhe vizitorët e huaj në Francë duhet të jenë të pajisur me një leje shëndetësore për të hyrë në restorant, qendra tregtare, festivale, kinema ose për të udhëtuar me tren brenda vendit.

Vendimin e njoftoi Presidenti francez Macron të martë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve nga varianti Delta.

Në Francë do të lejohen të gjithë turistët e vendeve të BE-së të vaksinuar me një prej vaksina të njohura nga Agjensia Evropiane e Ilaçeve, EMA.

Vizitorët e vendeve jashtë BE-së, të vaksinuar me një prej këtyre vaksinave duhet të aplikojnë për përfitimin e lejes shëndetësore nga autoritetet franceze para se të udhëtojnë për në Francë. Por, sërish, autoritetet njoftojnë se pavarësisht vaksinimit leja mund të mos miratohet.

Vaksina e njohura nga BE janë: Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Leja shëndetësore franceze:

Franca miratoi një leje shëndetësore, në formë digjitale ose në letër për turistët dhe pjesmarrësit e eventeve të mëdha.

Kjo leje hyri në fuqi me 1 korrik. Ajo është e detyrueshme për këdo person mbi moshën 11 vjeç. Dhe përmban informacion mbi vaksinimin, testin Covid-19 dhe testin serologji.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>