1,8 milionë amerikanë preferojnë të rrinë të papunë për shkak të përfitimeve të papunësisë

Nga Exit News
1,8 milionë amerikanë preferojnë të rrinë të papunë për shkak të përfitimeve të papunësisë

Rreth 1.8 milion amerikanë të papunë kanë refuzuar të punësohen për shkak të përfitimeve të çekut të papunësisë për Covid-19, bazuar në rezultatet e sondazhit të kompanisë amerikane Morning Consult të publikuar të mërkurën, sipas Axios.com.

Bizneset amerikane po deklarojën mungesë të personelit për shkak se punonjësit kanë zgjedhur të mos punojnë.

Sipas gjetjeve të sondazhit, 29% e të anketuarve thanë se refuzuan ofertat e punës gjatë pandemisë dhe 45% e tyre thanë se ata hoqën dorë nga punësimi për shkak të përfitimeve të dhëna nga qeveria.

Në këto përfitime përfshihen pagesat e sigurimeve shoqërore dhe pagesa e qeverisë për përballimin e gjendjes së emergjencës, e cila do të përfundojë në shtator.

Tani, 26 shtete kanë vendosur të shkurtojnë përfitimet e emergjencës me synimin për të stimuluar njerëzit për të filluar punë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>