Uji i pijshëm në Deçan të Kosovës është i infektuar me bakterin E.Coli, sipas analizave të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, IKSHPK. Në Kosovë humbën jetën 2 persona dhe u infektuan 1500 të tjerë nga uji i pijshëm. Në njoftimin për media të publikuar të premten, IKSHPK sqaron se:
Në mostrat e ujit në ujësjellësin e […] Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe E.coli. Uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm.
Në ujësjellësin e fshatrave: Prilep, Irzniq, Gllogjan – Komuna e Deçanit (burimi i Gurrave të Hasanagës), nuk ka klor.
Instituti ka rekomanduar:
Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët.
Të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale.
Të bëhet furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje të ushqimit.
Pas rikthimit të ujit në rrjet rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në rekomandimin e ri.
Të ndalohet dhe ndërpritet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellësit.
Të bëhet pastrimi me tretje hiperklorike i kaptazhave dhe rrjetit shpërndarës.
Të bëhet instalimi i klorizimit të vazhdueshëm.