Instituti i Shëndetit Publik, ISHP ka dërguar disa mostra të virusit Covid-19 në Laboratorin e Referencës për të identifikuar mutacionin e Delta. Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico u shpreh se në vend ka sinjale për praninë e mutacionit.
“Prej tashmë 2-3 javësh ne kemi folur për sinjale të pazakonta. Kemi marrë mostra, i kemi në Laboratorin e Referencës dhe vijojmë me monitorimin. E rëndësishme është të kuptojmë që pavarësisht shtrimeve spitalore shumë sporadike dhe fatmirësisht humbjeve të munguara të jetës, ne shikojmë që ka rritje të vogla të infeksioneve. Ndaj nuk duhet të harrohen masat dhe apeli ynë dhe apeli ndërkombëtar është vaksinim, vaksinim, vaksinim”, tha Fico.
Dy të infektuar me Covid-19 u raportun me simptoma të ngjashme me mutacionin Delta, përkatësisht në Gjirokastër dhe Përmet.