Policia e Kolumbias njoftoi të dielën, se në bashkëpunim me DEA-në arrestuan një rrjet të trafikut të dorgës, i cili drejtohejë nga një shtetas shqiptarë.
Shqiptari Agim Cerma, i njohur me pseudonimin Jimmy ishte drejtuesi i grupit kriminal. Ai merrte para nga Evropa për të blerë kokainën në zonat e prodhimit në Cauca dhe garantonte dërgimin e drogës me fluturimet charter nga Aeroporti Ndërkombëtar Alfonso Bonilla Aragón de Palmira (Valle del Cauca).
Ka indikacione se paratë hynë në Kolumbi përmes ndërmjetësve financiarë.
Sipas hetimit, shtetasi shqiptar dhe bashkëpunëtorët e tij bashkëpunonin me ‘Clan del Golfo’ në rajonin e Urabá dhe me grupe disidente të Forcat Ushtarake Revolucionare të Kolumbisë, në pjesën jugperëndimore të vendit për të blerë dhe trafikuar drogën.
Për më tepër, ata kishin vendosur kontakte me kontrollorët e trafikut ajror dhe personelin e mbikëqyrjes ajrore për t’i lejuar ata të dërgonin ngarkesën.
Ata kishin përdorur gjithashtu edhe portet kolumbiane për të fshehur drogën në kontenierët e mallrave për të kaluar drogën në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet evropiane.
Përveç Agim Cermës, personat e tjerët të arrestuar janë:
William Cruz Pérez, njeriu më i besueshëm i Cermës, dhe personi i ngarkuar me koordinimin e blerjes dhe magazinimit të kokainës, dhe krijimin e vendeve për dorëzimin e parave.
Pedro Antonio Penagos Londoño, dyshohet se është përgjegjës për mbledhjen e drogës në ndërtesat pranë Aeroportit Alfonso Bonilla Aragón.
Jairo Fernando Cardona López, i akuzuar për kontakte me kontrollorët ajrorë dhe personelin e sigurisë nga terminali ajror për të lejuar hyrjen dhe daljen e ngarkesave.
Edwin Durlandy Montilla González, alias Kimist, i cili dyshohet se kryente përpunimin e klorhidratit të kokainës në laboratorët në qytetin e Kaucës.
Policia sekuestroi më shumë se 333 kilogramë kokainë dhe më shumë se 2,000 milion pesos.