Shtyhet sërish seanca për 2 prej të pandehurve të dosjes 184

Shtyhet sërish seanca për 2 prej të pandehurve të dosjes 184

Seanca gjyqësore ndaj 2 prej 4 të pandehurve të dosjes 184 u shty sërish të enjten, për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve.

Dosjen 184 njihet ndryshe si dosja e vjedhjes së votave në zgjedhjet e 2016-ës në Dibër.

Bëhet fjalë për procesin ndaj ish-drejtorit të Zyrës Arsimore Dibër, Drini Gjeci dhe ish-Administratorit të njësisë adminstrative të Tominit,Nuri Meda, që akuzohen për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.

Shpërdorimi detyrës sipas nenit 248 ka një marzh dënimi deri në 7 vite ndërsa kanosja e zgjedhësve nga një vit deri në katër sipas nenit 329 të kodit penal.

Kjo është shtyrja e dytë brenda muajit, pas asaj të datës 8 korrik, po prapë për mungesë të avokatëve të të akuzuarve.

Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Hasan Hoti,  zyrtar në njësinë administrative Lurë dhe Robert Aga, ish-shef komisariati në Dibër, seanca do të zhvillohet të hënën, më 26 korrik.

Prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, me argumentin se për këta persona është parashkruar vepra penale e shitblerjes së votave pasi kanë kaluar 3 vite.

Në shtator 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda kaloi hetimet për “Dosjen 184” në prokurorinë e Dibrës. Ky kalim u bë në shkelje të ligjit.

Në janar 2020, SPAK konfirmoi vendimin dhe nuk pranoi të merrte çështjen për shqyrtim.

Megjithëse dosja 184 përfshin përgjime të ish-Ministrave Tahiri, Gjiknuri dhe deputetë socialistë në biseda me policë, biznesmenë dhe persona të dyshimtë të cilët angazhohen për të siguruar vota në mënyra të paligjshme për zgjedhjet në Dibër, – SPAK nuk pranoi ta shqyrtojë atë. (Kliko këtu për t’i dëgjuar përgjimet.)

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>