Bashkimi Evropian do të japë edhe 9 milionë euro për reformën në drejtësi në Shqipëri. BE deri më tani ka dhënë 50 milionë euro për reformën.
Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca në konferencën për 5 vjetorin e reformës në drejtësi, të premten, u shpreh se:
“Shqipëria duhet të lërë pas të shkuarën e të ecë drejt BE-së. Nëse bashkoni forcat çdo gjë është e mundur. Të vendosësh në vijë reformën ka qënë. e vështirë sepse ajo targeton korrupsionin dhe ndëshkimin.
Zbatimi kërkon pragmatizëm, dhe lidership, të qendrosh përballë dhe të vazhdosh edhe kur rezultatet janë të vështira”.