Protestuesit anti-vaksinë dhe kundër kufizimeve të Covid-19, në Francë u përleshën me policinë në Paris, të shtunën.
Policia përdori gaz lotsjellës kundër tyre, raporton Televizioni BTM.
Pas Parisit, protestat priten të mbahen edhe në qytete të tilla si Marsejë, Montpellier, Nantes dhe Toulouse.
Ligjvënësit francezë do të votojnë këtë fundjavë për një projekt-ligj të hartuar nga qeveria që synon vendosjen e një leje shëndetësore dhe vaksinimin e detyrueshëm për punonjësve shëndetësorë.
Ndërkohë, asnjë persona pa lejen e gjelbër nuk lejohet të hyjë në restorante, bare, palestra.