SPAK hetim në Kadastrën e Tiranës, arrestohen tre persona

Nga Exit News
SPAK hetim në Kadastrën e Tiranës, arrestohen tre persona

Tre persona janë vënë në pranga të hënën si rezultat i një hetimi të SPAK në lidhje me regjistrimin e paligjshëm të pronave në Tiranë.

Aksioni i policisë u krye të hënën në zyrat rajonale të Kadastrës së Tiranës ku u shoqëruan disa zyrtarë.

Tre personat e arrestuar dyshohen për ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Ndaj dy personave të tjerë është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’ në policinë gjyqsore pasi dyshohen se kanë korruptuar zyrtarë publikë.

Gjithashtu, është pezulluar nga detyra një punonjës i Drejtorisë Vendore të ASHK Tiranë, i dyshuar për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër person i dyshuar se ka dhënë rryshfet.

Hetimi i SPAK ka në qendër të tij tre prona në Tiranë të cilat dyshohet se janë regjistruar në mënyrë të paligjshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>