Policia ruse bastis shtëpinë e gazetarit investigativ, pas etiketimit si agjenti i huaj

Policia ruse bastis shtëpinë e gazetarit investigativ, pas etiketimit si agjenti i huaj

Policia bastisi të mërkurën apartamentin në Moskë të Roman Dobrokhotov, kryeredaktor i platformës investigative The Insider, pak ditë pasi emri i tij iu shtua regjistrit të “agjentëve të huaj”.

Gruaja e Dobrokhotov telefonoi në linjën e nxehtë të grupit të ndihmës juridike OVD-Info,  që monitoron arrestimet e motivuara politikisht, duke raportuar sulmin e policisë.

Telefonata, më pas u ndërpre, sipas një raportimi të Radio Free Europe, por grupi dërgoi një avokate për t’i ofruar ndihmë ligjore çiftit.

Sipas një  tjetër raporti nga platforma Baza, policia gjithashtu kontrolloi banesën e prindërve të Dobrokhotov.

Në një video të hedhur në kanalin e tyre Telegram, duken disa burra me rroba civile që flasin me prindërit e Dobrokhotov, teksa u shpjegojnë se bastisja është pjesë e një çështjeje penale.

Kontrollet nuk u shoqëruan nga një deklaratë publike e autoriteteve.

Sipas platfoemës Baza, çështja penale ka nisur me kërkesë të gazetarit holandez, Max van der Werff, i cili ka akuzuar Insajderin për shpifje.

Padia u konfirmua më pas për agjensinë e lajmeve TASS nga avokati i Van der Werff, që deklaroi se klienti po padit Dobrokhotov, për botimin e pretendimit të rremë se gazetari holandez ka lidhje me agjencinë e inteligjencës ushtarake ruse.

Koleg të Dobrokhotov kanë aluduar se gazetari synonte të largohej sa më parë nga vendi.

Insider është një faqe interneti invetigative, e regjistruar në Letoni dhe e njohur për bashkëpunimin e saj me grupin Bellingcat me të cilin zhvilloi një seri hetimesh të profilit të lartë, duke përfshirë raporte në lidhje me aktivitetet e shërbimeve sekrete ruse jashtë vendit dhe helmimin me një agjent nervor të opozitarit rus dhe kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Për këtë të fundit ai fitoi në 2019 Cmimin Evropian të Medias.

Më 23 korrik, Ministria Ruse e Drejtësisë shtoi Insajderin në regjistrin e “agjentëve të huaj”.

Legjislacioni rus mbi  “agjentët e huaj” u miratua në 2012 dhe kërkon që organizatat joqeveritare që marrin ndihmë të huaj, për të cilat qeveria pretendon se janë të përfshira në veprimtari politike të regjistrohen si “agjentë të huaj” dhe t’i nënshtrohen auditimeve.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>