Sali Berisha konfimon qendrimin e tij në Kuvend: Deklarata e Ambasadores Kim fyese për shqiptarët

Nga Exit News
Sali Berisha konfimon qendrimin e tij në Kuvend: Deklarata e Ambasadores Kim fyese për shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se do të qendrojë në Kuvend dhe nuk do të tërhiqet nga mandati i deputetit.

“Asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit shqiptar në mbrojtje të interesit kombëtar dhe publik të shqiptarëve”, shkroi Berisha në një njoftim për median pas deklaratës së Ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, pas takimin me kryetarin e PD-së Basha.

Berisha, njoftuar nga Basha për kërkesën e Ambasadores mbi përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së, e quajti deklaratën e Kim, e cila i kujton shqiptarëve ‘barin’ raciste dhe fyese për shqiptarët:

“Unë dua ti rikujtoj Zonjës ambasadore se ke gabuar rëndë me barin që iu permende demokratëve. Në këtë kontekst shprehja juaj se PD nuk mund të hajë bar është një fyerje për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar të cilët citate të ngjashme i kanë dëgjuar vetëm në diktaturë apo nga raciste albanofobe. Shqiptarët janë njerëz të lirë dhe me dinjitet që nuk meritojnë bar por transparencë”.

Ai ripërsëriti edhe njëherë kërkesën ndaj sekretarit amerikan të shtetit Blinken për publikimin e fakteve mbi të cilat u bazua vendimi për shpalljen e tij non-grata.

Ish-kryeministri akuzoi se shkaku i kërkesës së menjehershme të ambasadores Kim është denoncimi bërë prej tij, pak ditë më parë, mbi një marrëveshje mes Këshillit të lartë të Drejtësisë, KLGJ dhe fondacioni East Ëest Management të drejtuar nga Delina Fico, mbi shqyrtimin e dosjeve të Gjykatës së Lartë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>