Më 1 gusht nisin fluturimet direkte me Bullgarinë

Nga Exit News
Më 1 gusht nisin fluturimet direkte me Bullgarinë

Fluturimet direkte midis Bullgarisë dhe Shqipërisë do të fillojnë më 1 gusht të këtij viti.

Gjatë javëve në vijim, do të bëhet një vlerësim për të siguruar nëse fluturimet mund të mbahen gjatë gjithë vitit edhe në destinacione të tjera.

Fluturimet do të bëhen nga GullivAir, një kompani ajrore e vogël bullgare me vetëm gjashtë avionë. Të vendosur në Sofje, ata kanë qenë funksionalë që nga viti 2020. Destinacione të tjera që mbulohen prej tyre nëpërmjet avionëve charter përfshijnë Maldivet, Nju Jorkun dhe Republikën Domenikane.

Tani për tani, fluturimet janë planifikuar çdo të premte. Pas 15 shtatorit, do të ketë dy fluturime në javë të premten dhe të dielën. Fluturimet do të kryehen nga Aeroporti Nënë Tereza i Rinasit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>