Luiza Gega u kualifikua në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa më Olimpiadën e Tokyos, të dielën. Ajo shënoi kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë.
Gega është sportistja e parë që arrin në finalen e lojrave Olimpike deri më tani.
Ajo u bë sportisja e parë shqiptare që fitoi një medalje në atletikë në kampionatet evropiane në 3000 metra për femra në vitin 2016 në Amsterdam, Holandë.
Ajo doli e katërta në Kampionatin Evropian në vitin 2018, në Berlin me kohën 9:27.78.