Atletja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya hyri në ambasadën e Polonisë, pasi kërkoi strehim politik në aeroportin e Tokyos, më 2 gusht.
Ajo kundërshtoi vedimin e trajnerëve bejllorusë për të ndërprerë pjesmarrjen në Lojrat Olimpike dhe për tu kthyer në Minsk.
Zyra e Komisionarit të Lartë për Refugjatë në Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ndihmuan në zgjidhjen e situatës.
Polonia, Franca dhe Çekia ishin vendet që u ofruan të ndihmonin atleten bjelloruse.
Një burim i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, sipas REL ka thënë se bashkëshorti i Tsimanouskayas, Arseniy Zhdanevich ka arritur në Ukrainë, teksa gruaja e tij lufton për riatdhesim.
Tsimanouskaya ka thënë përmes një video-mesazhi se trajnerët e saj u përpoqën ta largonin me forcë pas kundërshtisë së saj për t’u kthyer në Bjellorusi.