Mbikëqyrësi i ri i Kombëve të Bashkuara për Paqjen në Bosnje- Hercegovinë, politikani gjerman Christian Schmidt, me marrjen e detyrës të hënën, gjeti një pritjeje armiqësore nga serbët e Bosnjës.
Schmidt, një ish-ministër i qeverisë, zëvendësoi diplomatin austriak, Valentin Inzko pas 12 vjetësh si Përfaqësues i Lartë Ndërkombëtar në Bosnjë.
Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në Bosnje mbikëqyr marrëveshjen e paqes së Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund luftës në këtë vend, por udhëheqësit serb në Bosnje kërkojnë shkrirjen e saj.
“Është një nder për mua të marr këtë përgjegjësi dhe t’i shërbej popullit të Bosnje-Hercegovinës,” citohet Schmidt, gjatë pritjes zyrtare në Sarajevë, nga një raportim i Reuters.
Por Schmidt u përball me ftohtësinë e kreut serb të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili bëri të qartë se ai nuk ishte i mirëpritur.
“Ju nuk u zgjodhët si Përfaqësues i Lartë. Republika Serbe … nuk do të respektojë asgjë që bëni,” u shpreh Dodik.
Reuters po ashtu shkruan se, në fund të korrikut, Rusia dhe Kina u përpoqën të reduktonin disa kompetenca të Mbikqyrësit të Paqes në Këshillin e Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, por nuk ia arritën.
Përpjekja erdhi si pasojë e vendimit të mbikqyrësit në ikje, Inzko për ndryshimin e Kodit Penal të Bosnjës, duke dënuar mohimin e gjenocidit serb në Srebrenicë apo vlerësimin e kriminelëve të luftës.
Në vijim, Dodik deklaroi se në Srebrenicë nuk ka patur gjenocid dhe kërcënoi vendim me shpërbërje në rast të mostërheqjes së vendimit.
Duke filluar nga e hëna e shkuar serbët e Bosnjës bllokuan funksionimin e institucioneve jetësore qeverisëse në vend: qeverinë qendrore, parlamentin dhe presidencën trepalëshe.
Vendi po shkon drejt krizës më e thellë politike të pasluftës.