Autoritetet në qytetin e Vuhanit do të testojnë të gjithë popullsinë, pas shpërthimit të rasteve me mutcionin Delta, raporton Reuters.
Vuhan ka regjistruar shtatë raste – infeksionet e para lokale në më shumë se një vit.
Qyteti me 11 milionë banorë u vu në qendër të vëmendjes pasi koronavirusi u zbulua për herë të parë atje në vitin 2019.
Kina aktualisht ka regjistruar me shumë se 300 raste në 10 ditë.
Rreth 15 qytete në të gjithë vendin janë prekur, gjë që ka bërë që qeveria të marrë masa të testimit masiv dhe vendosjen e masave kufizuese.
Autoritetet kanë testuar 9.2 milion banorë të qytetit Nanjing në Kinë tri herë dhe kanë vendosur izolimin e disa qindra mijëra njerëz.