Komisioni i Posaçëm i Apelimit, KPA shkarkoi nga detyra prokurorin Besim Hajdarmataj, të mërkurën.
KPA arsyetoi se Hajdarmataj nuk justifikonte dot paratë kesh dhe kishte mangësi në njohjen e ligjeve.
KPK e konfirmoi në detyrë Hajdarmatajn por çështja e tij u ankimua nga vëzhguesi i ONM-së.
Ai ka ndjekur çështje të rëndësishme si hetimi ndaj Saimir Tahirit, dosja e vjedhjes së votave në Dibër.