Shtetet e Bashkuara të Amerikës po gjykojnë të hapin kufijtë për të huajt e vaksinua plotësisht, njoftoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të mërkurën, sipas mediave të huaja.
Administrata e Presidentit Joe Biden dëshiron të rihap vendin për turistët e huaj në një “mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme”, tha zyrtari.
Plani është një përpjekje për të hapur vendin dhe shfuqizuar vendimin e 26 korrikut duke deklaruar se do të mbajë kufizime për mbërritjet ndërkombëtare.
Një grup pune po zhvillon një sistem të ri “të qëndrueshëm dhe të sigurt” për hyrjet ndërkombëtare, tha zyrtari, “kur mund të rihapim udhëtimet”.
Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar udhëtimet nga Bashkimi Evropian, Britania, Kina dhe Irani për më shumë se një vit për shkak të pandemisë Covid-19.
Bashkimi Evropian në qershor u hap për udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara me dëshmi të vaksinimit ose testeve negative, nën presionin e vendeve të varura nga turizmi si Greqia, Spanja dhe Italia.
Varianti Delta ka nxitur një rritje të rasteve të Covid në Shtetet e Bashkuara, në shumicën dërrmuese të njerëzve të pavaksinuar.
Shtetet e Bashkuara të hënën arritën në 70% të të rriturve të vaksinuar të paktën me një dozë.