150 banesa shkatërrohen nga zjarri në Greqi

Nga Exit News
150 banesa shkatërrohen nga zjarri në Greqi

Të paktën 150 shtëpi janë shkatërruar ngazjarri në afërsi të një manastiri në ishullin grek Evia, sipas The guardian. Kjo është një nga mbi 100 vatrat e zjarrit të hapura në vend.

Zjarrfikësit po vazhdojnë të luftonin me nje vater zjarri pranë Athinës të enjten në mëngjes, ndërsa kryebashkiaku i Olimpisë, vendlindja e Lojërave Olimpike kërkoi ndihmë pas përhapjes së zjarrit në zonën e banuar.

Në Evia, vatra e zjarrit në pyll mund të shihen nga deti. Zjarrfikësit thanë se ishte një zjarr i vështirë për tu kontrolluar në një ishull kodrash me pak shikueshmëri.

Tre murgj nga Manastiri i Shën Davidit kishin refuzuar të largoheshin, por të gjithë banorët e tjerë u evakuuan nga fshatrat përreth.

Policia i tha AFP se do t’i detyronte murgjit të evakuoheshin nëse jeta e tyre do të rrezikohejë. Rreth 85 persona të mbledhur në një plazh u evakuuan me pesë varka.

Rreth 100 zjarrfikës të mbështetur nga shtatë helikopterë dhe avionë bombardues uji po përpiqen të shuajnë zjarrin, thanë oficerët e mbrojtjes civile.

Ishulli Evia është rreth 200 km (125 milje) larg Athinës, më shumë se 500 zjarrfikës, 10 avionë bombardues me ujë dhe pesë helikopterë po përpiqen të shuajnë vatrat e zjarreve.

Zjarri filloi të martën në një pyll me pisha në rrëzë të malit Parnitha, një nga tre vargmalet që rrethojnë kryeqytetin grek, duke mbushur me tym Athinën dhe duke djegur banesa.

Mbi 10 shtëpi janë shkatërruar nga flakët, dhe dhjetëra biznese, bare dhe banesa pushimi janë dëmtuar rëndë në periferi të Varybombi, 30 km (20 milje) në veriperëndim të Athinës, thanë zyrtarët.

Autoritetet në Athinë u kanë rekomanduar banorëve të qëndrojnë brenda dhe të veshin një maskë për t’u mbrojtur nga hiri dhe tymi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>