Në të gjithë vendin janë aktivizuar 6 vatra aktive zjarri. 2 vatra janë shuar, 1 vatr është izoluar. Të dhënat u publikuan nga Ministria e Mbrojtjes të enjten.
Vatrat aktive janë në Karaburun dhe në Llogara. Ndërkohë në Vlorë u shua zjarri afër cisternave të naftës.
Ndërsa në veri të vendit u shua zjarri në fshatin Cukal, Fushë Arrëz, në fshatin Lukan dhe në Dibër.