Vaksina COVID-19 e Johnson & Johnson shkakton uljen e numërit të trombociteve në gjak, tha të premten Agjencia Evropiane e Barnave, sipas Politico.eu.
Komiteti i sigurisë së ilaçeve, PRAC, tha se ky përfundim u arrit pas vlerësimit të disa rasteve dhe të dhënave shkencore. Autoriteti nuk ka treguar në deklaratën e tij se sa raste ka vëzhguar.
Kjo gjendje specifike, e njohur si trombocitopeni imune, ndodh kur numri i trombociteve të gjakut – të cilat janë të nevojshme për mpiksjen – bie sepse sistemi imunitar gabimisht i sulmon ato.
Komiteti rekomandoi përditësimin e informacionit të vaksinës për të përfshirë trombocitopeninë imune si një efekt anësor të mundshëm dhe paralajmëroi personelin e kujdesit shëndetësor dhe marrësit e vaksinave për këtë rrezik.
Për më tepër, komiteti bëri thirrje për të shtuar marrjen e mendve dhe tringëllimë në veshë në listën e efekteve anësore të mundshme.
Më vete, PRAC ka kërkuar të dhëna të mëtejshme nga AstraZeneca për të vlerësuar nëse vaksina e saj me dy doza adenovirus është e lidhur me rastet e sindromës Guillain-Barré, një çrregullim i rrallë imunitar që shkakton inflamacion nervor, dhimbje dhe vështirësi në ecje.